Prokuroria Themelore në Gjakovë në periudhën Maj-Gusht 2021 ka kryer 634 kallëzime penale

Në prokurorinë themelore në Gjakovë po vazhdojnë të trajtohen një numër i konsiderueshëm i lëndëve të ndryshme. Zëdhënësja për informim në këtë institucion Yllka Juniku-Shehu ka bërë të ditur se nga muaji Maj e deri në Gusht të këtij viti Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kryer gjithësej 634 lëndë apo kallëzime penale në tri departametet e saj.

Poashtu përgjatë kësaj periudhe kohore janë realizuar edhe sekuestrime për vepra të ndryshme penale.

Theksojmë se Prokuroria themelore në Gjakovë mbulon territorin e komunës së Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit.

Read Previous

FC Liburn e fillon kampionatin me fitore, mposhti Pejën me rezultat 6:4

Read Next

Në komunën e Gjakovës janë të mbjellur rreth 4500 hektarë tokë me misër