Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 2.559.
Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.600, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,955 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.343.656 doza të vaksinës.
Deri më sot 541.431 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë thuhet në njoftimin e MSH.