Spitali i Gjakovës kthehet në normalitet, po bëhen edhe operacione

Gjendja me virusin COVID-19 ka filluar të zbehet si në gjithë vendin ashtu edhe në komunën e Gjakovës. E gjithë kjo pasi që ka filluar edhe imunizimi i personave me vaksinën anti-covid. Edhe në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë numri i të infektuarëve me këtë virus ka rënë dukshëm.

Drejtori i këtij institucioni, Hilmi Shala tha se tashmë spitali i është rikthyer normalitetit në të gjitha repartet.

Aktualisht 21 pacientë janë të hospitalizuar si të infektuar me COVID-19, ku në gjendje më të rënduar raportohen 13 pacientë që po trajtohen me oksigjeno terapi. Në mesin e pacientëve, 7 janë shtetas të Shqipërisë.

https://www.youtube.com/watch?v=3PoxermL_wY

Read Previous

KRM ”Çabrati” stabil në aspektin financiar

Read Next

Kuvendi të hënën mban dy seanca plenare