Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë sot konferencë për media. Në këtë konferencë Vitia pritet të zyrtarizojë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë.
Dorëheqja e tij vjen pasi ai është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës.
Konferenca për media do të nis në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.