Ministria e Financave e Banka Botërore me marrëveshje 96 milionëshe
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se vendimi i qeverisë për gazin ka pasoja gjeostrategjike e gjeopolitike për Kosovën.
Sipas tij asnjë qeveri nuk e ka mandatin që të marr vendime të tilla pa diskutime të gjëra.
“Arsyet mund të jenë mungesa e përvojës apo edhe të qëllimshme. Të dyjat janë brengosëse. Nqs dikush mendon se ShBA ka ndonjë profit financiar prej shitjes se gazit në Kosovë e ka gabim. Mirëpo sferat e interesit që ndërlidhen me gazin janë fuqi gjysëm e butë. Gazi ka implikime të jashtëzakonshme politike për shkak të varësise energjetike nga Rusia. Prandaj ShBA na drejtojnë edhe në rreshtime. Nuk është as fillimi as fundi i botës ky projekt. Por është hap me rëndësi”, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij Kosova ka edhe një interes të vetin, ndërsa diversifikimi i burimeve të energjisë “na zvogëlon edhe neve varësinë nga Serbia”.
“Dështimi i termocentralit bashkë me dështimin e gazit na çon kah energjia nga Serbia ose përmes Serbisë. Po të ishte duke u ndërtuar termocentrali i ri ndoshta edhe do të ishte diskutim kjo çështje. Vëllau shumë më i madh të jep mbrojtje e shtytje kur ke nevojë. Në raste të ralla vëllau i vogël ka mundësinë që të bëj diçka që ka sadopak ndikim për vëllaun e madh. Kujdes, një shuplakë eventuale për qeverinë, ka me na dhimt të gjithëve. Axhamillëku nuk është arsyetim, e lëvizja e qëllimshme nuk ka arsyetim. Megalomania të shtyn drejtë gabimeve të pafalshme. E në ato momente sigurisht se çifti i Lajçakut nuk na shpëton as nga Serbia e lere më nga shtetet e mëdha kundërshtare të shtetit tonë’, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook. /KP/