Lajçak takohet me Bislimin dhe Petkoviqin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar takime të ndara me kryenegociatorin e Prishtinës për dialogun, Besnik Bislimin dhe atë të Beogradit, Petar Petkoviq.

Lajçak me anë të një postimi në Twitter ka theksuar se ata kanë diskutuar për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale në veri të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Këtë mëngjes, pata dy takime të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës”,ka thënë Lajçak. /Klankosova.tv/

Read Previous

Escobar: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë shumë të larta

Read Next

Pfizer: Vaksina është e sigurt edhe te fëmijët e vegjël