Mimoza Kusari Lila kandidate për kryetare të Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje priti në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ata u takuan me të rinjtë e Gjakovës. Këtë Kusari- Lila e bëri të ditur në rrjetin e saj social në facebook.
“Të rinjtë e komunës së Gjakovës me qeverisjen tonë, do të kenë mundësinë të ushtrojnë talentin, profesionalizmin dhe kreativitetin në vendlindjen e tyre, në Gjakovë”.
Dje, me Kryeministrin Albin Kurti, takuam të rinjtë e Gjakovës, të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë!
Me ta bashkëbiseduam për punët dhe angazhimet tona të mëhershme dhe planet për të ardhmen.
Gjatë mandatit tonë të parë mundësuam veprimtarinë e KVRL në Çarshinë e madhe, mundësuam vendosjen e BoneVet në Gjakovë, ndërtuam parkun “Ali Podrimja”, pastruam dhe ndërtuam parkun e madh të qytetit, renovuam foajen e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, si dhe u angazhuam në shumë aktivitete të përbashkëta për të rinjët.
Në katër vjeçarin e ardhshëm do të ndërtojmë Qendren Rinore të nivelit Evropian, do të investojmë në terrene sportive dhe do të mbështesim kreativitetin dhe inovacionin tek të rinjët.
Bashkë do të angazhohemi edhe për shumë projekte të reja e rikthim të atyre që dikur bashkë i patëm filluar, por u ndërprenë nga qeverisja në largim.”