Sot në mbarë boten shënohet dita botërore e turizmit. Në Komunën e Gjakovës për shkak të pandemisë numri i vizitorëve ka qenë i paktë ndërkaq sa i përket investimeve ka pasur shumë ndryshime kështut thotë zyrtari për turizëm Dalon Kalludra. Ai ka treguar se turistët që më së shumti vizituan Gjakovën ishin nga Evropa.
Qyteti i Gjakovës ka një histori të lashtë të cilën e simbolizojnë edhe monumentet historike dhe fetare.Ndër vendet më të vizituara janë ,carshia e madhe,Artizanatet Tradicionale ,Ura e Terezive ,Ura e Tabakut,Ura e Taliqit,Muzeu Etnografik,Kulla e Sahtit ,lumi Krena ,Kulla e Sylejman Vokshit ,dhe Shpella e Kusarit e shumë e shumë vende të tjera, ka shtuar tutje Kalludra.