Policia e Kosovës filloi sesionin informues për konkursin e punësimit i cili do të hapet së shpejti

Policia e Kosovës si në gjithë vendin  edhe në komunën e Gjakovës ka filluar me kampanjën vetëdijësuese për konkursin rreth punësimit të pjesëtarëve të rinj, i cili pritet të hapet së shpejti. Në ambientet e objektit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë u mbajt sesioni informues ku të pranishmit patën mundësinë të informohen rreth këtij konkursi. Major Avdi Berisha nga ky institucion gjatë prezantimit tregoj se cilat janë kriteret që duhet plotësuar aplikantët.

Sesionet informuese do të mbahen të gjitha rajonet. Dhe të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë nga mosha 18-30 vjeçare

Misioni i policisë së Kosovës është i shenjtë kështu tha zëvëndës drejtori i drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë nënkolonel Arsim Berisha,  i cili inkurajoi qytetarët që të mos ngurrojnë të bëhen pjesë e policisë së Kosovës.

Pjesëmarësit u shprehën se dëshira e tyre është që në të ardhmen të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës dhe ti shërbejnë vendit.

Disa nga procedurat të cilat do të iu nënshtrohen aplikantët janë testi me shkrim, testi i aftësive fizike, intervista, testi psikologjik, kontrollimi mjekësor, verifikimi i të kaluarës dhe të tjera. Se kur do të hapet konkursi për punësim si dhe cilat janë kriteret për të aplikuar këto dhe informatat tjera shtesë do të publikohen në webfaqen zyrtare të Policisë së Kosovës në ditët në vijim.

Read Previous

Tre të vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

Read Next

Messi kthehet në stërvitje te PSG, gati për Manchester Cityn