Kandidatja për kryetare nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, sot ka takuar anëtarët e shoqatës së intelektualëve “Jakova”. Ndër shumë tema që u diskutuan, Kusari-Lila tha se bashkëpunimi me këtë shoqatë ka ekzistuar edhe më herët e do të vazhdojë në shumë projekte që i ka në plan në qeverisjen e ardhshme.
Ajo po ashtu shtoi se Gjakova ka mundësinë e artë që me Qeverinë Kurti të shtyjë përpara shumë projekte e me theks të veçantë të funksionalizojë 3 parqe industriale.
Të pranishmit diskutuan për tematika tjera të shumta që janë në të mirë të qytetit të Gjakovës dhe njerëzve të saj.