Gjithçka gati në SHMT “Nexhmedin Nixha” për fillimin e vitit shkollor

Me shkurre të rritura e bari të tharë. Kështu dukej më parë oborri i SHMT “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë. Dëshira për të krijuar një ambient të pastër ku mbizotëron gjelbërimi ka shtyrë drejtoreshën, Florentina Gjergjaj, bashkë me mësimdhënwsit dhe stafin  teknik që t’i përvishen punës për t’i kthyer pamjen e merituar këtij institucioni arsimor.

Krahas këtij ndryshimi kanë punuar edhe mësimdhënësit.

Një rëndësi e shtuar i është kushtuar edhe hapësirave brenda këtij objekti. Pastrimi gjeneral, në prag të hapjes së shkollës ka qenë një nga punët që tashmë ka përfunduar.

Nga ana tjetër Lina Cana, mësimdhënëse ka përmendur aktivizimin e platformës, nëpërmjet së cilës prindërit por edhe nxënësit mund të kuptojnë më shumë informacione rreth kësaj shkolle.

Tutje, Cana ka pohuar se në këtë platformë ata që shrehin interesim për t’u regjistruar mund të njihen më mësimdhënësit që janë të inkuadruar duke lexuar CV-të e tyre.

Read Previous

​Reciprociteti për targat, vendim strategjik që fuqizon Kosovën në aspektin ndërkombëtar

Read Next

​“Gift of Life” trajton 25 fëmijë me probleme në zemër