Kushtet e Presidentit serb për Kosovën
Ndërsa fliste në Samitin e Budapestit, Presidenti Vuçiç i ka paraqitur katër kushte Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’u kthyer në dialog. Sipas tij Bashkimi Europian duhet të tregojë nëse vijon të jetë në fuqi marrëveshja e Brukselit apo jo. Po ashtu kreu i shtetit serb tha se policët e armatosur kosovarë duhet të tërhiqen menjëherë nga veriu.
Serbia kërkon po ashtu formimin sa më parë të bashkësisë së komunave me shumicë serbe sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, marrëveshje që është ende e vlefshme. Kjo marrëveshje është ratifikuar tashmë edhe nga Kuvendi i Kosovës. Fakti që më pas Gjykata Kushtetuese kishte gjetur shkelje në disa pika të marrëveshjes për formimin e kësaj bashkësie konsiderohet e papranueshme për Beogradin.
Një kusht tjetër është ai që të jepen licensa për dy kompanitë serbe për furnizimin me energji elektrike të popullsisë në veri të Kosovës. Ndërkaq kreu i Qeverisë së Kosovës tha se ishte i gatshëm që ta heqë masën e reciprocitet për targat në rast se edhe Serbia zotohet se do ta bëjë të njëjtën kundrejt Kosovës.