Marku godet kundërshtarin gjatë konferencës për media (VIDEO)

Të shtunën, në kuadër të meçit për kampion të botës mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk, do të zhvillohet meçi në kategorinë e peshave të lehta mes Florian Markut dhe Maxim Prodan.

Sot, gjatë një konference për media, ku prezent ishin boksieri ukrainas Prodan dhe ai shqiptar Marku, ky i fundit nuk reagoi mirë në takimin e tij me kundërshtarin, përcjell KosovaPress.

Në fakt, gjatë shikimit sy më sy të dy boksierëve, Marku godet boksierin ukrainas në gjoks, ku më pas u desh edhe intervenimi i sigurimit.

Videon e Markut duke e goditur Prodan në konferencë e gjeni më poshtë:

Read Previous

​Profesionistët shëndetësorë mbështesin lehtësimin e masave

Read Next

Ushtria serbe në gjendje gatishmërie në kufi me Kosovën, pret urdhrin e Vuçiq (VIDEO)