Përveç largimit nga vendi qytetarët heqin dorë edhe nga shtetësia

Përveç largimit nga vendi ka edhe qytetarë të cilët kanë vendosur të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të Zyrës së gjendjes civile në komunën e Gjakovës, për vitin 2021 që nga muaji janar janë shënuar 137 aplikacione, kurse vendime të ardhura nga Ministria Punëve të Brendshme, drejtoria për shtetësi, azil dhe migrim janë gjithsej 330 vendime, kështu ka bërë të ditur Hyrmete Bejtullahu, udhëheqëse e sektorit për gjendjen civile.

Më tutje ajo shtoi se krahasuar me vitin e kaluar kemi ndryshime të dukshme sa i përket kësaj dukurie.

Kurse fitim dhe rifitim të shtetësisë për këtë vitë në komunen tonë kemi gjithsej 7 vendime.

4-fitim dhe 3 rifitim të shtetësisë.

Read Previous

Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj një personi për lëndim të rëndë trupor

Read Next

Këto janë masat antiCOVID që pritet të merren nga Qeveria