Ceremonia e fundit “Shpata e Argjendë 2021” e mbajtur në aeroportin e Gjakovës

Në aeroportin e Gjakoves po mbahet ceremonia e fundit e ushtrimit “Shpata e Argjendtë 2021”, e organizuar nga KFOR-i.

Gjatë mbajtjes së këtij ushtrimi në bashkëpunim me KFOR-in janë edhe Institucionet Kosovare të Sigurisë si:

FSK, Policia e Kosoves, Brigada e Zjarrefikesve, Komuna e Gjakoves, Njesia e Emergjences, Kryqi i Kuq. Qëllimi i tyre ishte zhvillimi i kapaciteteve të nevojshme për të trajtuar emergjenca natyrore.

Ushtrimi parasheh menaxhimin e situatave emergjente në mbarë Kosovën.

KFOR-i kishte për qëllim që gjatë stërvitjes reagimet emergjente të jenë të pëgatitur për të shpëtuar jetë, të lehtësojë shqetësimin e popullsisë vendase të prekur nga fatkeqësia natyrore, të ruajë sigurinë, të ruajë funksionimin e shërbimeve thelbësore dhe të përgatitet për rivendosjen e situatës normale”.

Open Photo
Open Photo
Open Photo

Read Previous

Publikohen 4 kushtet e Beogradit për t’u kthyer në dialog

Read Next

Arrestohet shqiptari që ndihmoi arratisjen e turkut që mashtroi me kriptovaluta