Dy të vdekur në SHBA, pasi një person hidhet nga ndërtesa dhe godet një person tjetër

Dy persona kanë vdekur në SHBA, pasi një burrë me sa duket u hodh të hënën nga një ndërtesë në Yonkers, New York, në një vetëvrasje të dukshme dhe goditi një burrë tjetër më poshtë, tha policia.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri 25-vjeçar u hodh nga çatia dhe ra 12 kate në një çati të garazhit të parkingut, ku goditi një 61-vjeçar, tha policia, duke cituar informacione preliminare.

Të dy vdiqën në vendngjarje, bazuar në deklaratën e autoriteteve, identitetet e tyre nuk u bënë të ditura menjëherë.

“Incidenti duket të jetë një situatë tragjike dhe hetimi është duke vazhduar”, tha policia në një deklaratë lidhur me rastin. 

/Telegrafi/

Distraught Man Leaps From Yonkers Building, Lands on Another Man Below,  Killing Both – NBC New York
2 dead after man jumps from building and hits another man

Read Previous

Milan me shtatë mungesa ndaj Venezias

Read Next

Qeveria ndan 2 milion euro, kush do të përfitojë?