Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gjendja në spitalin e përgjithshëm ‘Isa Grezda” në Gjakovë, ka filluar të qetësohet pasi numri i rasteve aktive me Covid-19 ka shënuar rënie. Drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala u shpreh se muaji gusht ka qenë shumë i rëndë pasi që gjendja me pacientë te infektuar kishte filluar të rritet. Fatmirësisht stafi mjekësor i këtij spitali ka arritur ta menaxhojë me sukses këtë situatë dhe tani gjendja ka filluar të përmirësohet.
Drejtori Shala shtoi se një repart i është kthyer normalitetit dhe shpreson që deri në javën e ardhshme edhe repartet tjera të kthehen në gjendje normale.
Shala apeloi tek qytetarët të vaksinohen sa më shumë në mënyrë që ta parandalojmë këtë gjendje dhe t’i kthehemi plotësisht normalitetit.