Familja katër anëtarëshe nga Gjakova akoma pa zgjidhje

Leonita thotë se është ndihmuar me gjëra ushqimore, nga disa bamirës.

Ajo është drejtuar në Zyrën për Kthim dhe Komunitete. Zgjidhja që i është ofruar këtu është të gjindet një banesë me qira në shumën deri në 100 euro dhe komuna do të ndihmojë me pagesën, por për Leonitën kjo dukshëm është shumë e vështirë.

Televizioni Syri bashkë me deputetin Fridon Lala janë duke bërë përpjekje maksimale që të sigurojnë një objekt banimi me kushte elementare për këtë familje. Deri më tani ndonëse ka pasur të interesuar askush nuk ka ofruar zgjidhje banimi përveç ndihmave ushqimore.

Read Previous

Ndalohen katër persona për ryshfet, dy nga ta zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe të Jashtme

Read Next

Gjendja me Covid-19 në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” ka filluar të normalizohet