Punimet që filluan dje në rrugën te Zidi i Sadik Agës sot nuk vazhduan

Gjatë ditës së djeshme zyrtarisht filluan punimet në rrugën “Pjetër Bogdani” në vendin e njohur Zidi i Sadik Agës në qytetin e Gjakovës. Ndërkaq sot në po të njëjtin vend nuk është parë asnjë punëtor i kompanisë së kontraktuar në kryerjen e detyrës. Mediumi ynë gjatë xhirimeve në vendin e ngjarjes ka kuptuar se në këtë rrugë nuk janë duke u kryer punimet, aty ishin vetëm makineritë e punës. Lidhur me këtë çështje ne kemi telefonuar kompaninë Korben, ku përfaqësuesi i saj Ndue Komani ka thënë se punimet janë ndërprerë dje nga banorët e kësaj lagje me arsyetimin që nuk është i rregulluar rrjeti  kanalizimit dhe se nuk mund të rregullohet rruga pa u kryer kanalizimi. Ndërsa prapa kamerës së televizionit Syri banorët kanë thënë se punimet nuk i kanë ndërprerë mirëpo kyqjet vetanake të kanalizimit ata kanë filluar t’i realizojnë dje dhe i kanë mbaruar në orët e vona të mbrëmjes. Nga kompania thonë se nëse nuk do të ketë asnjë pengesë punimet do të fillojnë nesër në orët e para të mëngjesit. Televizioni Syri gjatë gjithë kohës do të ju mbaj të informuar me ecurinë e punës dhe realizimin e këtij projekti infrastrukturor.

Read Previous

Ministria e Arsimit i jep 3.5 milionë euro kompanisë së Ekrem Llukës, pa tender të hapur

Read Next

Njoftim i rëndësishëm lidhur me aplikimin për vaksinim kundër Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë