Krasniqi: Varianti Delta ka rënduar gjendjen në Kosovë

Valbon Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës tha se situata aktuale me variantin e ri Delta është jashtëzakonisht e rënduar.

“Në këtë valë ne kemi pasur numrin më të madh ndonjëherë të shtrirë në spitalet e tona. Para pesë ditëve kemi pasur afër 1300 pacientë të shtrirë në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së, pesë prej tyre tashmë i kemi shndërruar në klinika apo në njësi Covidi”, ka thënë Krasniqi.

Ai shtoi se po arrijnë të menaxhojnë me sukses të gjitha rastet që po kërkojnë trajtim spitalor.

“Situata edhe pse është jashtëzakonisht e rënduar megjithatë ne si shërbim spitalor në klinikën universitar po arrijmë të menaxhojmë me sukses të gjitha rastet që kërkojnë trajtim spitalor”, ka thënë ai.

/InFokus/

Read Previous

Ish-futbollisti Jean-Pierre Adams, vdes pas 39 vjetësh në koma

Read Next

Selakoviq i ankohet zyrtarit të BE-së: Kosova nuk po i përmbush obligimet nga Marrëveshja e Brukselit