Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris, për çështjen e strehimit të qytetarëve afganë, të cilët kanë ikur nga talebanët.
Për këtë takim ka shkruar edhe Harris, duke thënë se me Osmanin u pajtuan që t’i forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Ishte kënaqësi të flisja me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të shprehur falënderimin e shtetit tonë për Kosovën për mikpritjen e afganëve në Kampin Bondsteel. Ne u pajtuam të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet e rëndësishme SHBA-Kosovë”, shkruan Harris në Twitter.