Gjatë ditës së sotme, trupat e KFOR-it në Kosovë kanë zhvilluar një stërvitje operacionale të quajtur “Nivel Opreh II”, në Aeroportin e Gjakovës.
Gjatë zhvillimit të kësaj stërvitjeje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, me bashkëpunëtoren e tij Adea Roka.
Përveç kryetarit të komunës së Gjakovës, këtë stërvitje të trupave të KFOR-it e kanë përcjellur nga afër edhe figura të larta si komandanti e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Franco Federici dhe komandanti i EUFOR nga Sarajeva, Gjeneral Alexander Platzer.