I madh ishte numri i aplikuesve të cilët sot ju nënshtruan testimt të provimit pranues në të gjitha programet e akredituara nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë. Studentët të ndarë në salla sipas listave duke respektuar masat anti kovid shfrytëzuan kohën e tyre në dispozicion për t’ju përgjigjur pyetjeve që kishte provimi pranues me dëshirën që të fitojnë të drejtën e studentëve të rinjë në vitin e ri akademik 2021-2022. Rektori Artan Nimani u shpreh se janë bërë të gjitha përgatitjet që ecuria e provimit të shkoj sipas planifikimeve duke shtuar se konkurencë më të mdhe ka në drejtimet e mjekësisë.
Edhe studentët ishin të kënaqur me përgatitjet e provimit pranues.
Ndërsa prorektorja Laura Naka potencoi faktin se vazhdimisht është bërë përpjekje që të rrisim cilësinë dhe këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e muajve të fundit.
Rezultatet peliminare të provimeve pranuese priten të dalin në faqën zyrtare të Universitetit “Fehmi Agani”, ndërkaq sa i përket afatit të dytë kjo do të shihet vetëm pas publikimit të listave zyrtare nëse do të mbesin vende të lira.