Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Tre persona janë lënduar në një aksident zinxhiror, ka ndodhur sot në fshatin Llugaxhi të Lipjanit në magjistralen Prishtinë- Ferizaj.
Siç njofton Policia e Kosovës në aksident janë përfshirë katër automjete.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/Telegrafi/