Rama viziton 121 afganët në Durrës, shpërndan lodra për fëmijët

Kryeministri Edi Rama ka vizituar 121 afganët në Durrës, ku nuk ka hezituar që të flasë me ta për mënyrës së si ndihen dhe të shpërndajë lodra për fëmijët.

“Pra cdo gjë është në rregull këtu, me strehimin e gjithçka. Ju është dashur të kaloni shumë, por më në fund… Kemi sjellë diçka për fëmijët”, tha kryeministri.

Më parë, kryeministri Rama publikoi pamjet e para të mbërritjes së 121 afganëve në vendin tonë duke u thënë “mirëserdhët në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

/KosovaPress/

Read Previous

Studimi britanik: Gjysma e pacientëve të shtruar në spital nga COVID-19 kanë simptoma edhe pas një viti

Read Next

Policia ndalon një veturë, të rinjtë e gjuajnë drogën nga dritarja