BONEVET njofton se: të enjten, me 26 gusht, me fillim nga ora 12:00 do të mbahet Finalja Kombëtare e ClimateLaunchpad Kosova 2021.
Pas përfundimit të fazave përgatitore të 8 ekipeve finaliste në sesionet trajnuese këto 2 muaj, Finalja Kombëtare me 26 gusht bën përzgjedhjen e 3 ekipeve me idetë më të mira, për të vazhduar tutje në Regional dhe Global Finals të ClimateLaunchpad.
Ekipet pjesëmarrëse do të vlerësohen për prezantimet e tyre nga juria e pavarur që përbëhet nga ndërmarrës të sukseshëm dhe me eksperiencë. Ekipet fituese, përveç shpërblimeve dhe mundësive tjera në Finalen Kombëtare, vazhdojnë rrugëtimin duke garuar me shtete tjera në Regional dhe Global Finals, ku do të kenë rastin të ekspozohen tek një numër i madh i investitorëve nga mbarë bota.