Arrestohen tre persona, dyshohet se falsifikuan teste negative të COVID-19

Dy meshkuj dhe një femër, janë arrestuar pasi akuzohen për falsifikim të testeve negative të COVID-19 për mërgimtarët.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, personat e dyshuar në një agjension turistik kanë lëshuar teste PCR COVID-19 të falsifikuara për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Gjatë kontrollit të policisë, janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Read Previous

Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Read Next

Ky është vendimi i Prokurorisë për Dardan Krivaqën