Sylejmani: Varianti i ri i virusit nuk njeh moshë, apelohet për kujdes

Vaksinimi është i pashmangshëm andaj të gjithë duhet të imunizohen për ta parandaluar përhapjen e virusit Covid-19. Infektologu, Afrim Sylejmani ka thënë se struktura e e pacientave është e ndryshme pasi që prej foshnjes deri të personat e moshuar përfshin gjitha strukturat, natyrisht përsonat që do të atakohen më shpejtë janë ata që nuk jane vaksinuar dhe ata që kanë semundje kronike, ku poashtu tregoj numrin e pacientëve të cilët edhe pse janë vaksinuar po trajtohen në këtë institucion

Ai më tutje ka shtuar se shqetesim është rritja e rasteve, por që ky institucion me gjithë përsonelin shëndetësor kanë marrë gjitha masat e nevojshme për pacientët që do të trajtohen me këtë virus.

Infektologu Sylejmani apelon tek qytetarët që të respketojnë masat e reja anti-covid si, të mos frekuentojnë ambientet e mbyllura dhe krahas kësaj të vaksinohen sepse sipas tij kjo është e vetmja mënyrë e ruajtjes së shëndetit publik.

Read Previous

Çfarë ju duhet për të kaluar kufirin e Malit të Zi ?

Read Next

Këto janë masat e reja për të burgosurit, shkak rritja e rasteve me COVID-19