Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vizituar sot Tiranën ku është pritur në një takim të ngrohtë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi mes tyre është i vazhdueshëm dhe praktik në interes të dy Kryeqyteteve.
“Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara. Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare”, ka shkruar Daut Haradinaj.