Gjersa marrja e Kabulit nga talibanët ka nxitur SHBA-në dhe aleatët e saj të evakuohen nga kryeqyteti, Kina dhe Rusia kanë treguar se nuk e kanë në plan të mbyllin ambasadat e tyre.
Kina ka paralajmëruar shtetasit e saj që të qëndrojnë brenda dhe të jenë vigjilentë për situatën, por ka thënë se i kishte kërkuar fraksioneve të ndryshme në Afganistan të sigurojnë qytetarët e saj.
Ministria e Jashtme ruse gjithashtu ka thënë të dielën për mediat shtetërore se qeveria nuk kishte në plan të evakuohej, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Përfaqësuesit talibanë vizituan Kinën në fund të korrikut ku u takuan me ministrin e jashtëm Wang Yi. Takimi në atë kohë u pa si një njohje ndërkombëtare e talibanëve si forcë politike.
Ministria e Jashtme e Kinës kishte thënë se do të ndiqte një politikë të ‘mosndërhyrjes’ në punët e brendshme të Afganistanit.