I thyen rregullat e masave kundër COVID-19, bën për spital policen se nuk pranon t’i shqiptohet gjobë

Një person është arrestuar dje gjatë orës 22:00 në Prishtinë, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar”.

Policia ndaj të dyshuarit, fillimisht kishte shqiptuar dënim për mosrespektimin e masave kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, lidhur me shqiptimin e këtij dënimi, personi i dyshuar ka shfaqur pakënaqësi, i cili sipas policisë ka penguar zyrtarët policorë duke i shtyrë me duar.

Si pasojë e kësaj ndëhyrjeje nga personi i dyshuar, zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij rasti është iniciuar “Pengim i personit zyrtar”.

Read Previous

FIBA European Challenger nis sot në Prishtinë

Read Next

Özil shënon pas afro një vit e gjysmë, golin e realizoi ndaj portierit të Kosovës