Sipas një studimi të ri, vaksina anti-COVID e Modernës ka efekt të njëjtë tek adolëshentët si te të rriturit.
Kjo vaksinë aktualisht është në dispozicion vetëm për amerikanët e moshës 18 vjeç e lart, megjithëse kompania i ka kërkuar FDA -së që të shtrijë autorizimin edhe tek adoleshentët 12 deri në 17 vjeç.
Për këtë studim, të botuar në “New England Journal of Medicine”, u përfshin tre mijë e 732 adoleshentë të moshës 12 deri në 17 vjeç.
Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe, dy mijë e 489 persona morën vaksinën Modernam dhe një mijë e 243 të tjerëve iu dha një placebo.
Secilit pjesëmarrës iu dhanë nga dy doza të vaksinave dhe u testuan për nivelet e antitrupave dy javë pas marrjes së dozës së dytë.
Asnjë efekt i madh negativ nuk u gjet, megjithëse shumë nga ta vuanin nga efekte anësore të zakonshme të vaksinës, si skuqje rreth injeksionit, lodhje dhe disa ethe të shkallës së ulët.
Studiuesit zbuluan se adoleshentët që morën vaksinën, mesatarisht, po zhvillonin përgjigje të ngjashme ndaj vaksinës si të rriturit.
Nivelet e larta të antitrupave dhe mungesa e rasteve në mesin e të vaksinuarve të plotë i bëjnë studiuesit të besojnë se vaksina është e sigurt dhe efektive për adoleshentët.
Përderisa adoleshentët e moshës 12 deri në 17 vjeç tashmë mund të marrin vaksinën Pfizer-BioNTech, shtimi i një doze tjetër mund të ndihmojë në lehtësimin e menaxhimit të situatës së vaksinimit të adoleshentëve.
Vaksina e Modernës është administruar 141 milionë herë në SHBA, e dyta vetëm pas Pfizer, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).