Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Zemaj ka shkruar se Vitinë dhe Kurtin i ka verbuar lufta për pushtet dhe të njëjtit nuk po interesohen për gjendjen e pandemisë në Kosovë.
“E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.370 raste të reja me Covid-19 dhe 1 të vdekur. Ndërkaq, Ministrin e Shëndetësisë dhe Kryeministrin i ka tërbuar tërësisht lufta për pushtet”, ka shkruar ai.
Tutje Zemaj ka shtuar se është e papranueshme që në kohën kur vendi shënon 1370 raste të reja vetëm brenda një dite, qendra kryesore e vaksinimit në Kosovë “1 Tetori” dhe shumë qendra tjera janë të mbyllura për shkak të ditëve të vikendi.