Bota në përballje me fatkeqësitë natyrore

Lufta e drejtpërdrejtë me zjarrin, u rrezikoi edhe jetën.

Por gjithë kjo përpjekje po konsiderohet e pamjaftueshme për kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis.

Madje ai u kërkoi falje qytetarëve që nuk bë më shumë në fikjen e flakëvee dhe shpëtimin e pronave, njofton Klan Kosova.

Tymi  dhe flakët edhe të martën nuk pushuan  në Ishullin Evia, derisa zemërimi publik është rritur në këtë shtet për shkak të dështimit të përgjigjes qeveritare, si dhe mungesës së pajisjeve adekuate për shuarje të zjarreve.

Betejën më flakët për të dytën javë pa  vazhdon edhe Turqia.

Ndryshimet klimatike po vazhdojnë të shkaktojnë edhe fatkeqësi të tjera natyrore nëpër botë.

Një tajfun goditi të martën ishullin japonez, Naoshima, duke dëmtuar edhe skulpturën e famshme të këtij vendi si njëri nga atraksionet më të mëdha turistike.

Ndërkaq veriu i Chicagos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u godit nga një tornado.

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA paralajmëroi Qarkun verior DeKalb dhe Qarkun jugor Lee, për prezencën e kësaj stuhie.

Read Previous

​Çfarë nëse ndodhë përballja PSG-Barcelona, përgjigjet Leo Messi

Read Next

OBSh-ja kërkon t’i jepet fund pabarazisë në furnizimin me vaksina