Ndërron jetë prof. Masar Nagavci, ishte një ndër psikologët e parë shqiptar

Ka vdekur sot në moshën 87-vjeçare njëri ndër psikologët e parë shqiptar, profesori Masar Nagavci. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e profesorit Nagavci.

Masar Nagavci lindi në Gjakovë me 1934. Shkollen fillore e kreu në Pejë, Normalen në Prishtine, kurse Fakultetin Filozofik – grupin e Psikologjisë në Beograd, më 1959. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin Filozofik në Degën e Psikologjise në Zagreb, ku e mbrojti temën “Steriotipet etnike të fëmijëve në mbarim të shkolles fillore”.

Masar Nagavci së pari punoi si profesor në Normalen e Prizrenit e të Prishtines, ku ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Poashtu ka punuar si psikolog në Prishtinë. Kurse prej vitit 1967 u zgjodh si staf i rregullt në Universitetin e Prishtinës, Fakuktetin Filozofik, ku edhe ka shërbyer si Prodekan.

Prof. Nagavci ka botuar 12 punime shkencore si autor dhe 5 tekste shkollore e doracake të përkthyer nga serbokroatishtja në lëminë e Psikologjisë

Read Previous

Qeveria e Kosovës mblidhet sot

Read Next

​Moti sot, do të krijohen kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh