Nuk ka të drejtë të luajë me Interin, Eriksen nis bisedimet me skuadrën tjetër evropiane

COMO, ITALY – AUGUST 04: Christian Eriksen of FC Internazionale poses with his trophy from the club’s Serie A title win last season at Appiano Gentile on August 04, 2021 in Como, Italy. (Photo by Mattia Ozbot – Inter/Inter via Getty Images)

Christian Eriksen mund të bëjë një rikthim befasues te Ajaxi pasi rregullat në Serie-A nuk lejojnë që një lojtar të luaj me pajisje ndihmëse në zemrën e tij.

Mesfushori i Interi pati një sulm në zemër gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë në kuadër të Euro 2020 dhe iu nënshtrua operacionit ku edhe iu vendos një pajisje e cila rregullon ritmin e zemrës.

Ai tashmë i është rikthyer jetës normale por që për të luajtur për Interin duhet ta largojë pajisjen që i është implantuar në trup, përcjellë KosovaPress.

Duke parë këtë situatë, kalimi i tij në Ajax shihet se një mundësi e mirë për ta vazhduar karrierën profesionale dhe Interi mund të pajtohet me huazimin e tij për një sezon.

Eriksen u transferua te Interi në janar të vitit 2020 për 27 milionë euro dhe e fitoi titullin kampion me “Neroazzurët”.

Read Previous

Pandemia e radhës është e fshehur në shkrirjen e akullnajave

Read Next

Në Tetovë nis vala e katërt e koronavirusit