Një person në Gjakovë është arrestuar për zjarrëvënie. Nga Drejtoria e Policisë në Gjakovë bëhet e ditur që i dyshuari P.C kishe ndezur ca shkurre në pronën e tij në fshatin Sopot, e që zjarri ishte përhapur me shpejtësi dhe në shkurre të tjera.Në komunikatën e lëshuar për media nga zyra për informim thuhet se me “Datë 08.08.2021 rreth orës 16:30 Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë për zjarr në zhvillim në fshatin Sopot, KK-e Gjakovë.
Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është njoftuar njësia e zjarrfikësve te cilët kane dalë ne vendin e ngjarjes dhe kane lokalizuar zjarrin. Patrulla policore ka filluar të mbledhë informata mbi kryesin e mundshëm dhe pas një pune operative ka arritur ta identifikoj të dyshuarin, i cili fillimisht ka refuzuar dhe hezituar të pranoj autorësinë si zjarrvënës, por pas ofrimit të dëshmive të pa kontestuara ka pranuar te këtë ndezur fillimisht ca shkurre në pronën e tij, mirëpo zjarri ishte përhapë më shpejtësi dhe në shkurre tjera në një fushë të lirë aty pranë, por duke rrezikuar që të përhapej edhe më tej në një zone pyjore.
I dyshuari P.C. është shoqëruar në Stacionin policor, dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar, intervistimit dhe pranimit të veprës së kryer, i njëjti lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë. Poashtu në 24 orët e fundit në Stacionin Policor në Gjakovë, më konkretisht në Trafikun Rajonal janë regjistruar 10 aksidente të trafikut, që kanë kaluar pa fatalitet.Ndërsa në raportin e drejtorisë rajonlae në Gjakovës është bërë e ditur se është raportuar 1 rast I vjedhjes, 1 rast për armëmbajtje pa leje, 2 raste të lëndimeve të lehta trupore, 1 rast I zjarrëvënies dhe 1 rast i dhunës në familje.