Temperaturat e larta janë bërë shkak i shtimit të numrit të hospitalizuarve në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë. Profesionistët shëndetësor shprehen se kategoritë më të rrezikuara janë janë të moshuarit, personat me sëmundje kronike, foshnjat dhe fëmijët gjithsesi.
Duke ju referuar gjendjes aktuale, doktori Iljazi përmes kamerës së Syrit apelon që grupet me rrezikshmëri më të lartë t’i shmangen daljeve nga ora 11 deri në orën 17.
Probleme tjera që po trajtohen këtyre ditëve janë edhe ato të gastrointernistikes të cilat shumë shpesh ndodhin si rezultat i mos kujdesit të mjaftueshëm ndaj ushqimeve që konsumojnë, shprehet doktoresha Zana Tafarshiku Tarani
Apeli i saj është për kujdes më të shtuar ndaj secilit ushqim që ju servohet qytetarëve në të kundërtën problemet mund të jenë edhe serioze nëse mungon kultura e kujdesit ndaj ushqyerjes.
Ndërkohë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mot i nxehtë dhe vapë do të vazhdojë të mbajë edhe përgjatë kësaj jave, prandaj edhe këshillat e mjekëve të lartëpërmendur duhet respektuar nga ana e secilit qytetarë.