Rritet numri i të vaksinuarve në Gjakovë

Radhë të gjata janë krijuar paraditen e sotme të personave që po presin për t’u vaksinuar. E pa maskë mbrojtëse nuk po lejohet hyrja në qendrën e vaksinimit në Gjakovë. Qytetarët po imunizohen edhe me dozën e dytë dhe po apelojnë tek të tjerët që të mos hezitojnë për vaksinim sepse Delta është shumë afër nesh.

Ndërkaq nga qendra e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë, bëjnë të ditur se numri i qytetarëve për t’u imunizuar me vaksinën anti Covid është rritur dukshëm ditëve të fundit.

Kjo qendër gjatë gjithë kohës është duke respektuar masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

Read Previous

Gjendja e zjarreve nëpër Kosovë

Read Next

Një rast me ethe të minjve në Kosovë, IKShPK me apel për qytetarët