Në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, është bërë e ditur që gjatë këtyre 24 orëve janë testuar 4492 mostra si të dyshuara për infektim, ku 269 mostra kanë rezultuar pozitive.
Përmes këtij raporti është bërë e ditur që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa nga ky virus janë shëruar edhe 25 pacientë.
Në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë momentalisht janë të hospitalizuar 10 pacientë të infektuar me COVID-19, ku 3 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi, ndërsa një pacient është shtetas i Shqipërisë, ndër të tjera bëhet e ditur se numri i rasteve aktive në nivel vendi ka arritur në 1903 persona.
Shënohen 269 raste të reja me COVID-19 në Kosovë