Zjarret në ditën e tetë në Kosovë

Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas mesnate ka njoftuar lidhur me gjendjen me zjarret në Kosovë.

Mehaj ka publikuar disa fotografi dhe ka shkruar se njësitet e FSK-së, edhe në ato çaste, kanë qenë në vatrat aktive të zjarrit. 

Ai mbrëmë ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe institucionet tjera relevante kanë arritur që të vënë nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në territorin e vendit.

Fshati Shtupeq në Bjeshkët e Nemuna është vendi më i goditur nga zjarret që kanë kapluar shumë pjesë të Kosovës në javët e fundit. Edhe pse me intensitet të zvogëluar, zjarre në këtë fshat ka pasur edhe ditën e premte.

Si pasojë e zjarrit, një person nga Komuna e Malishevës tashmë ka vdekur. Policia tashmë ka arrestuar disa persona për zjarrvënie të qëllimshme./gazetasinjali

Read Previous

Shuhen 163 vatra zjarri në Shqipëri

Read Next

Vishaj tregon si është gjendja e të vaksinuarve që u infektuan me COVID-19