ATK-ja konfiskon 200 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 200 mijë euro, pasuri e tatimpaguesve borxhlinjë në emër të borxhit.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar edhe sot me konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve të cilët kanë obligime të pashlyera, me ç ‘rast janë konfiskuar pasuri tek një pjesë e tatimpaguesve nga sektori i parkingjeve të automjeteve në Prishtinë, ku është konfiskuar pasuri në emër të borxheve në vlerë rreth 200 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se aktiviteti në fjalë është zhvilluar në asistimin e Policisë së Kosovës, ku i njëjti aktivitet do të vazhdoj edhe në sektorë të tjera gjatë ditëve në vijim./Gazetasinjali

Read Previous

Në mungesë të kushteve të punës dhe në luftë me flakët rrezikojnë jetën e tyre

Read Next

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të përballet me situatën e zjarreve