40 mbledhje për 4 vjet ka mbajtur legjislatura aktuale

Kuvendi Komunal është organi më i lartë i komunës, i cili ushtron funksionin e pushtetit lokal. Meqë zgjedhjet po afrojnë në Gjakovë legjislatura aktuale në fund të mandatit 4 vjeçar ka bërë të ditur se ka mbajtur gjithsej 40 mbledhje, ka aprovuar 210 akte ligjore, 189 vendime, 12 rregullore dhe një rekomandim. Kryesuesi i kuvendit Anton Shala, seancat e kuvendit i ka vlerësuar si më të suksesshmet në nivel vendi.

Legjislacioni ka përcjellur gjithmonë punën e ekzekutivit, ata kanë qenë gjithmonë të gatshëm të raportojnë tha ndër të tjera Shala.

Tutje kryesuesi Shala ka shtuar se komuna e Gjakovës është njëra ndër komunat që ka aprovuar më së shumti akte, vendime dhe rregullore përgjatë punës së saj dhe si e tillë konsiderohet si shumë frytdhënëse.

Në 40 seanca sa janë mbajtur gjithsej, ka pasur edhe asambleistë të atillë që nuk kanë ngritur asnjë problematikë, përkundër besimit që e kanë marrë nga populli për trajtimin e shumë çështjeve. Mbetet të shihet nëse do të votohen prapë të njejtit në zgjedhjet e ardhshme komunale apo do të kemi një legjislaturë tjetër.

Read Previous

Evakuohen tri familje në Shtupeq, ​erërat rëndojnë situatën me zjarret në Bjeshkët e Nemuna

Read Next

Dy të vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19 në Kosovë