Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shprehur një shqetësim të tij. Pse lëshohet muzika serbe në Shqipëri?!
Mes rreshtash ai ka shkruar se “ E kaluara e afërt, krimet, lufta, sjellja aktuale e Srbisë ndaj Kosovës,… you name it!
Por ky nuk është inati im. Inati im është naiviteti. Po më dhemb injoranca.
Logjikisht, nuk ka asgjë të keqe nëse serbët bëjnë pushime në Shqipëri, asnjë të keqe fare! Por serbët nuk kanë ardhur në Shqipëri për të dëgjuar muzikë serbisht. Ata kanë ardhur për detin, natyrën, shërbimet, çmimet, etj. Edhe për faktin se nuk kanë nevojë për test PCR meqë ra fjala.
Ata kur janë nisur për Shqipëri, logjikisht kanë besuar se do ndëgjojnë muzikë shqipe apo muzikë të popullarizuar. Aspak nuk janë joshur nga shpresa se do ta ndëgjojnë Cecen në Shqipëri.”
Tutje Gjni është shprehur i shqetësuar edhe me faktin se këngetari serb, Goran Bregovic i cili kishte inspiruar serbët gjatë kohës që kryen masakra në Kosovë do të merr pjesë në festën e birrës në Korçë.
Gjini:”Edhe tek festa e birrës, “do you mind please!!”, muzika Korçare është një nga margaritarët e kulturës shqiptare! Mund ta promovoni. Në një periudhë pak më afatgjate iu sjell më shumë LEK se Goran Bregovic!
Vëllezër e motra, iu dua shumë! Prandaj po më dhëmb ky naivitet!
Nuk jam më i inatosur, por po më vjen marre!”./Syri-vision.tv