Rreth 1 mijë qytetarë kërkuan ndërrimin e qendrës së tyre të votimit

Deri më tani rreth 1 mijë qytetarë kanë kërkuar ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës së tyre. Kështu bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kreu i Sekretaritit Burim Ahmetaj, raporton Ekonomia Online.

Ahmetaj ka njoftuar se deri më tani janë 933 kërkesa, prej tyre 783 janë paraqitur përmes platformës online nga ueb faqja e KQZ-së dhe 150 kërkesa janë paraqitur përmes formularëve në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komuna të ndryshme.

Periudha për ndërrimin e qendrës së votimit vetëm brenda komunës do të përfundojë më 7 shtator.

Ndërrimi i qendrës së votimit mund të bëhet përmes kësaj platforme që është publikuar në ueb faqen e KQZ-së: https://eomp.kqz-ks.org/, apo duke plotësuar formularin në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën prej nga vjen votuesi.

Gjithashtu, përmes kësaj platforme, votuesit mund ta mësojnë vendvotimin e tyre duke shënuar vetëm numrin e tyre të letërnjoftimit.

Po ashtu, Ahmetaj ka njoftuar se nga data 10 korrik deri më 3 gusht janë pranuar 2101 aplikacione për t’u regjistruar për të votuar jashtë vendit nga të cilat 140 nuk janë aprovuar akoma.

Read Previous

Gratë e reja në Kosovë e Serbi angazhohen në ndërtimin e paqes, kërkojnë pjesëmarrje në dialog

Read Next

Ky vend në Europë ka numrin më të madh të njerëzve që s’përballojnë dot pushimet!