Kërkohet përmirësim i kushteve të trafikut urban

Është stacioni i pritjes së linjës Dardani-spital e trafikut urban në qytetin e Gjakovës. Këtu qytetarët presin në këmbë sepse ulëset mungojnë. Kompania e cila e ofron këtë linjë vazhdon të ofrojë shërbim por që në sezonin e verës me më pak autobusë, për shkak të komunikacionit që rëndohet gjatë ditëve të verës.

Qytetarët thonë që e shfrytëzojnë trafikun urban për shkak se është i lirë në çmim.

Por ka edhe të atillë që kanë ankesa për pritjet e gjata dhe kushtet jo të favorshme të autobusëve dhe lokacioneve të pritjes.

Nga kompanija gjithashtu bëjnë të ditur se me përfundimin e verës dhe lirimin e rrugëve edhe kapacitetet do të shtohen dhe të njëjtat do të përmirësojnë kushtet e udhëtimit urban brenda lokacioneve ekzistuese.

Megjithatë duhet theksuar se ende ka lokacione në të cilat bëhet pritja e udhëtarëve të trafikut urban, të cilat fatkeqësisht nuk janë të sinjalizuara, por të njejtat vetëm janë të destinuara për ndalesë të linjave urbane.

Read Previous

​Mësimi plotësues vazhdon edhe vitin e ardhshëm

Read Next

Hoxha: “Inspektorët po vëzhgojnë nga afër dasmat”