Kulla e Sylejman Vokshit dikur e lënë pas dore më në fund po restaurohet

Kulla e Sylejman Vokshit është monument i trashëgimisë kulturore në Gjakovë, e ndërtuar qysh në fillim të shekullit të 18-të. Pikërisht në këtë objekt kishte nisur edhe aksioni i parë i armatosur i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Por kjo kullë ishte në rrezik të shkatërrimit.

Gjatë këtyre ditëve është duke u bërë restaurimi në mënyrë që objekti të ruhet nga degradimi i mëtutjeshëm. Sipas kryetarit të komunës Ardian Gjini këto punime marrin më shumë kohë.

Ndërkohë Gjini shtoi se edhe te kroi i Sylejman Vokshit që ndodhet afer kullës shumë shpejtë do të fillojë restaurimi.

Plani i komunës gjithashtu është që kulla të shndërrohet në kullë muze, pas zgjidhjes së disa çështjeve pronësore.

Kulla e Sulejman Vokshit rreth 300 vjeçare e vjetër, është ndër objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit tonë. Me punimet e deritanishme mund të vërehet se ky objekt vetëm ka filluar të marrë pamjen e merituar si monument i rëndësishëm i historisë tonë.

Read Previous

Shisha Baret ende në lokacion të njëjtë

Read Next

Kompania kosovare që u aksidentua në Kroaci: Do ju qëndrojmë afër familjeve të viktimave dhe të lënduarve