Dita e ditës fshati Babaj i Bokës po kompletohet me infrastrukturë rrugore, e cila mundëson lëvizje dhe qasje më të lehtë për banorët e kësaj ane. Tashmë edhe një tjetër segment rrugor I asfaltua këtij fshati. Bëhet fjalë për rrugën “Gani Sadrija” gjatësia e së cilës është rreth 1 kilometarë dhe vlera e investimit të saj është rreth 70 mijë euro.Përurimi I saj u bë nga kryetari komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili tha se pas shumë vitesh përfundoj ky projekt që ka filluar qysh në vitin 2013. https://www.syri-vision.tv/
Jo vetëm banorët e këtushëm por edhe mërgimtarët të cilët ishin të pranishëm thanë se asfaltimi i kësaj rruge ka lehtësuar tej mase qarkullimin. https://www.syri-vision.tv/
Gajtë kësaj vizite kryetari Gjini përmendi edhe projekte të tjera që janë realizuar e që janë sanimi i urës së fshatit, instalimi i ngrohjes qendrore dhe renovimi i nyjeve sanitorare në shkollën e fshatit, pastaj mirëmbajtja e linjës së ndriçimit public si dhe mbjellja e mbi 60-të drunjëve dekorativ.Të gjitha këto për të përmirësuar jetesën e banorëve të kësaj zone.https://www.syri-vision.tv/