Interesimi për vaksinim është rritur nga të gjitha moshat

Është rritur interesimi i qytetarëve nga gjitha moshat për t’u vaksinuar. Hana Domi, doktoreshë në këtë qender tha se procesi po shkon mirë dhe dita e sotme ka qenë një nga ditët më të ngarkuara pasiqë numri i qytetarëve për imunizim është rritur dukshëm.

Ajo më tutje shtoi se qytetarët që kanë për të udhëtuar jashtë vendit mund të vaksinohen edhe para afatit të caktuar.

Ndërsa qytetarët që u vaksinuan thanë se është në të mirën e popullit që të gjithë të imunizohen pasiqë një gjë e tillë mbron shëndetin e gjithsecilit.

Vaksinimi është bërë obligim edhe për punonjësit e institucioneve publike ashtu edhe private ku shumë prej tyre veç janë imunizuar. Në prioritet për t’u vaksinuar janë edhe punonjësit e mediave.

Ne rast të ndonjë vale të re të virusit Covid19, parandalimin e infektimit në masë e bën të mundur vetëm vaksinimi.

Read Previous

Komuna e Gjakovës organizon akademinë “Pranvera Shqipëtare’81”

Read Next

Dua Lipa viziton Tiranën, Veliaj i dhuron Kapelen e Gruas Tironse