U raportua zhdukja e një të miture në Gjakovë, këtë rast e denoncoi babai i saj në polici.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare kishte shkuar në kurs dhe më pas kur ankuesi kishte shkuar ta marr nuk e kishte takuar dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësiti relevant është duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Syri menjëherë kontaktoi me ekipet relevante për rastin, ata raportuan se e mitura është gjetur shëndoshë e mirë dhe është kthyer tek familja.